E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koalicioni i Merkel humb ne zgjedhjet shteterore

Opozita e qendrës së majtë të Gjermanisë ka marrë një fitore të ngushtë ndaj koalicionit të kancelares Angela Merkel, në zgjedhjet e shumicës së shteteve.

Opozitarët e Social Demokratëve dhe Partisë së Gjelbër kanë fituar shumicën e vendeve në legjislativin e Saksonisë së Ulët.

Fitorja e këtyre të fundit ka larguar koalicionin e Merkelit të përbërë nga Bashkimi Kristiano-Demokrat dhe Demokratët e Lirë pro-tregut, të cilët kanë udhëhequr me këtë rajon veriperëndimor për 10 vite dhe të cilët po ashtu përbëjnë edhe qeverinë nacionale.

58-vjeçarja Merkel do të kërkojë edhe një mandat të ri 4-vjeçar në zgjedhjet parlamentare të cilat pritet të mbahen në shtator të këtij viti. Merkel dhe partia e saj janë ranguar mirë në zgjedhjet nacionale, por, opozita ka thënë se zgjedhjet në Saksoninë e Ulët, janë tregues për ato të përgjithshme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›