E Enjte, 5 Nëntor 2026

Koçiu: 2000 vizita më shumë këtë sezon në 34 qendra shëndetësore verore

TIRANË, 21 korrik /ATSH/ Gjatë këtij sezoni janë kryer rreth 2000 vizita më shumë se një vit më parë, duke ofruar shërbim shëndetësor në kohë e me cilësi për çdo pushues.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh sot se, qendrat shëndetësore verore, të hapura në 34 pika turistike në të gjithë vendin dhe që ofrojnë shërbim 24/7, janë një burim i domosdoshëm shërbimesh për pushuesit vendas dhe të huaj gjatë sezonit të verës.

Koçiu i shprehu mirënjohje nga zemra mjekëve dhe infermierëve të 3️4️ qendrave shëndetësore verore, si dhe ekipeve të Urgjencës Kombëtare.

/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›