E Diel, 1 Nëntor 2026

Koçiu: 26 përfitues nga Paketa e Maleve në Gjinar, hapi drejt një kapitulli të ri për turizmin

TIRANË, 29 tetor /ATSH/ Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka vlerësuar potencialin turistik dhe ekonomik të Gjinarit (Elbasan), duke theksuar se Paketa e Maleve përbën një mundësi të rëndësishme për zhvillimin e zonës, krijimin e bizneseve të reja dhe rritjen e numrit të vizitorëve.

Koçiu thekson se, krahas bukurive natyrore, janë vetë banorët ata që mund ta kthejnë Gjinarin në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për turistët, përmes investimeve dhe pasurimit të ofertës turistike.

“Gjinarin e ka bekuar natyra, por janë njerëzit e tij ata që mund ta kthejnë në një destinacion gjithnjë e më tërheqës, me më shumë biznese, më shumë vizitorë dhe një ofertë turistike më të pasur”, thekson ajo.

Sipas saj, Paketa e Maleve është një mundësi për çdo shqiptar që sheh te toka e të parëve jo vetëm një trashëgimi, por edhe potencialin për të ndërtuar sipërmarrje të reja, për të krijuar vende pune dhe për t’i dhënë zonës më shumë zhvillim e mirëqenie.

“26 përfituesit e Paketës së Maleve janë vetëm hapi i parë drejt një kapitulli të ri për turizmin dhe zhvillimin ekonomik të Gjinarit”, bëri të ditur Koçiu.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›