E Diel, 1 Nëntor 2026

Koçiu-Berishës: Je dhunues dhe mashtrues patologjik, e ke në gen derdhjen e gjakut

Dhunues dhe mashtrues patologjik. Kështu e ka quajtur ministrja e Brendshme Albana Koçiu kreun e PD Sali Berisha, teksa në Kuvend po diskutohej për protestën e opozitës dhe të lënduarve në të.

Berisha tha në fjalën e tij që nga protesta u lënduan vetëm qytetarë dhe asnjë polic.

Kësaj deklarate, ministrja e Brendshme Albana Koçiu tha:

“Siç ishe zotrote në spital, edhe unë isha në spital. Po ti zgjodhe të mos shikoje policët. Ik shikoji ata policë që u plagosën. Përveçse je dhunues dhe porositës i derdhjes së gjakut se e ke në gen, je dhe një gënjeshtar patologjik. Shkove në spital, pse nuk i pe policët? Të kesh turp që vjen këtu. Në vend që të kërkosh ndjesë për dhunën që u ushtrua, vjen e thua asnjë polic nuk u dhunua. I ke fantazmat në dollap. Shpirtrat e atyre që ke vrarë nuk u fshihesh dot, do të përndjekin”.

Berisha iu përgjigj menjëherë deklaratës së ministres Koçiu, duke thënë se protesta e PD ishte paqësore.

“Nuk them turp, se turpërohet fjala turp me të. Asnjë polic i plagosur në spitalin e urgjencës. Protestues paqësor në lule të ballit u goditën me plumb gome që mund të çajë kafkën. Për të mbrojtur hajdutin e kombit. Zonja adresë, do pësosh fatin e Hoxhaj që foli. Mos bëni mbrojtjen e krimit se jeni skllevër. Ngriheni dhe gënjeni. Mos e revoltoni rininë se ajo nuk njeh kufi. Respektojeni rininë, se protestoj në mënyrë paqësore. Hajduti ndiqet dhe nuk kursehet”, tha Berisha./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›