E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Koçiu: Dhuro gjak, bëhu drita e shpresës për ata që kanë nevojë

TIRANË, 9 mars/ATSH/ Njësia lëvizëse e dhurimit të gjakut ka vijuar këtë javë aktivitetin e saj në disa bashki të vendit, duke u ndalur në Tepelenë, Maliq dhe Korçë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau në rrjetet sociale momente nga dhurimi i gjakut në këto bashki, ndërsa vlerësoi se “solidariteti dhe humanizmi i qytetarëve u kthye në shpresë për dhjetëra pacientë.

Koçiu informoi se duke nisur nga e hëna, ekipi do të vijojë këtë mision jetësor në Memaliaj, Tropojë dhe Poliçan.

“Një gjest i vogël, një jetë e shpëtuar! Dhuro gjak dhe bëhu drita e shpresës për ata që kanë më shumë nevojë”, u shpreh Koçiu.

Fushata e dhurimit të gjakut synon të sigurojë rezerva të mjaftueshme për pacientët që kanë nevojë për trajtim urgjent, duke përfshirë personat me sëmundje kronike dhe ata që i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale.

Dhurim Gjaku 1 nga 14

/m.m//a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›