Koçiu: Kabineti i Okulistikës në Poliklinikën e Durrësit, standarde të përmirësuara në kujdesin ndaj qytetarëve

TIRANË, 1 nëntor /ATSH/ Në Poliklinikën e Specialiteteve të saporikonstruktuar në Durrës kabineti i Okulistikës ka në dispozicion për pacientët pajisje të reja dhe moderne si biomikroskopi, autorefraktometri dhe tonometri.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot në rrjete sociale, pamje nga ky kabinet me pajisje moderne, që iu vjen ndihmë qytetarëve që kanë nevojë shëndetësore.
“Ky investim i ri sjell një standard të përmirësuar në kujdesin për shëndetin e syve, duke i ofruar çdo qytetari shërbim të përkushtuar dhe cilësor”, shkroi Koçiu.
Në dhomën e okulistikës është ambienti që është pajisur me aparaturat më bashkëkohore dhe u ofron shërbim të gjithë banorët e qytetit të Durrësit.
Aparatura më bashkëkohore që mat tensionin e syrit, vjen për herë të parë i instaluar në këtë klinikë. Me këtë aparat mundësia për të infektuar syrin është zero, ndërsa kutia e lenteve shërben për të matur numrin e syzeve dhe është një pajisje e re bashkëkohore.
Ndërsa aparati i biomikroskopit realizon kontrollin e të gjitha problematikave që ka syri. /j.p/