E Enjte, 5 Nëntor 2026

Koçiu: Mbi 20 mijë pushues kanë marrë ndihmë mjekësore në 34 qendra shëndetësore verore

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Më shumë se 20 mijë pushues vendas dhe të huaj kanë marrë shërbim në qendrat shëndetësore verore nga veriu në jug të vendit, që nga hapja e tyre në 1 qershor.

Të dhënat i bëri të ditura ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Sipas ministres, pjesa më e madhe e pushuesve që kanë marrë ndihmë mjekësore, nuk kanë pasur nevojë të transferohen drejt spitaleve, pasi kanë marrë shërbimin e duhur në qendrat shëndetësore pranë vendpushimit.

Ministrja Koçiu përmes një postimi në rrjetet sociale u shprehu mirënjohje mjekëve dhe infermierëve të 34 qendrave shëndetësore verore dhe ekipeve të urgjencës kombëtare për shërbimin cilësor dhe në kohë për pushuesit.

1 nga 10

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›