E Enjte, 5 Nëntor 2026

Koçiu: Për herë të parë në Shqipëri realizohet ndërhyrja inovative në spitalin “Shefqet Ndroqi”

TIRANË, 1 shtator/ATSH/ Për herë të parë në Shqipëri ekipi i Spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë ka realizuar me sukses kirurgjinë minimale invazive koronare MIDCAB, duke ndihmuar tre pacientë të rikthejnë shëndetin e tyre.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e konsideroi këtë një tjetër hap përpara për mjekësinë shqiptare.

Koçiu u shpreh se “kjo procedurë inovative, e cila kryhet vetëm në 30 % të qendrave kardiokirurgjikale në mbarë botën, është një arritje për sistemin tonë shëndetësor dhe një dëshmi e përkushtimit të mjekëve tanë për të sjellë teknologjitë më të avancuara në Shqipëri”.

Ministrja shprehu mirënjohje për ekipin e mjekëve dhe infermierëve që e bënë të mundur këtë sukses: dr. Shk. Albi Fagu, dr. Ketion Menkshi, dr. Marjeta Bilaj, dr. Anri Gongo, dr. Eliana Shima, Ervisa Kurti, Mariola Ozuni, Inis Disha, Marinela Agolli, dhe Samet Mulaj.

“Me përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre, ata kanë ngritur standardet e kujdesit shëndetësor në vendin tonë, duke na bërë krenarë që Shqipëria tashmë renditet mes vendeve që ofrojnë këtë procedurë të avancuar kirurgjikale”, u shpreh ministrja Koçiu.

1 nga 2

/m.m/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›