E Enjte, 5 Nëntor 2026

Koçiu: Spitali Memorial i Fierit, procedurë e avancuar e diagnostikimit të patologjive të arterieve

TIRANË, 27 shtator/ATSH/ Në Spitalin Memorial të Fierit janë realizuar me sukses procedurat e diagnostikimit të patologjive të arterieve karotide dhe cerebrale nëpërmjet angiografisë cerebrale. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se këto procedura u realizuan falë bashkëpunimit të ekipit multidisiplinar përfshirë dr. Mesut Karatas, dr. Klaudio Disha, dr. Kjanda Elpenoria dhe dr. Renard Plaku. “Rreth 80 qytetarë kanë përfituar nga kjo procedurë e avancuar. Implementimi i autonomisë menaxheriale ka zgjeruar gamën e shërbimeve dhe po garanton ofrimin e një shërbimi cilësor, nga kapacitetet më të mira profesionale dhe teknologjia e avancuar mjekësore”, tha Koçiu. Angiografia Cerebrale eliminon nevojën për ndërhyrje kirurgjikale tek pacienti. Kjo metodë pranohet si standardi i artë në diagnostikimin e sëmundjes së arterieve cerebrale. Nëpërmjet angiografisë bëhet vlerësimi nëse lezionet e vazave që furnizojnë trurin kanë indikacion për trajtim kirurgjikal/ endovaskular apo konservativ. 1 nga 4

/k.s/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›