E Diel, 1 Nëntor 2026

Koçiu: Vijojmë mbështetjen përmes “Startup Albania” për të rinjtë e talentuar

Programi “Startup Albania” po jep rezultate konkrete në zhvillimin e sipërmarrjeve të reja dhe inovative.

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ndau sot një shembull suksesi, ndërsa u shpreh se për herë të parë ka një startup fitues nga Qarku i Kukësit.

Jurgenti, themelues i North Venture, është shpallur fitues i Grantit 2026 në programin “Startup Albania”, duke e vendosur Tropojën në hartën e inovacionit.

“Në çdo qytet, nga veriu në jug, Shqipëria ka të rinj me vizion, talent dhe potencial të jashtëzakonshëm”, u shpreh Koçiu.

Sipas saj, “”Startup Albania” është programi i duhur për çdo të ri të talentuar, pavarësisht se ku jeton, nga cili qytet vjen apo ku e ka nisur rrugëtimin e tij, për t’i kthyer idetë e guximshme në sipërmarrje të suksesshme”.

Koçiu siguroi se qeveria do të vijojë t’i mbështesë të rinjtë, duke u garantuar hapësirat e nevojshme për t’i kthyer ëndrrat e tyre në një të ardhme më të mirë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›