E Hënë, 2 Nëntor 2026

Koçiu në spitalin e ri të Krujës: Qendër moderne në shërbim të mbi 85 mijë banorëve

Spitali Bashkiak “Stefan Gjoni” në Krujë, një nga institucionet më të rëndësishme shëndetësore të zonës, është rikonstruktuar plotësisht pas dëmeve që pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, duke u kthyer tashmë në një qendër moderne në funksion të komunitetit.

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, gjatë një vizite në ambientet e reja të spitalit, vlerësoi investimin si një domosdoshmëri për një shërbim sa më cilësor dhe pranë qytetarëve.

 “Ky transformim nuk përfaqëson vetëm një rindërtim fizik, por një përqasje të re ndaj kujdesit shëndetësor – më modern, më efikas dhe më afër nevojave të njerëzve.”

Puna për rikthimin e këtij spitali në standarde bashkëkohore u kurorëzua me një investim që synon të ofrojë kushte dinjitoze për pacientët dhe staf mjekësor të mirëtrajnuar, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e shërbimit për mbi 85 mijë banorë të qytetit të Krujës dhe njësive administrative përreth.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga rikonstruksioni në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë si një tjetër hap drejt realizimit të vizionit “Shëndetësia 2030”.

Ai theksoi se objekti i rikonstruktuar përfshin urgjencë të pajisur me teknologji moderne, ambiente të reja dhe efikasitet më të lartë në përballimin e nevojave të qytetarëve.

Ministrja shkrun në rrjetet sociale se spitalin e ri të Krujës ofrohen edhe shërbimet e poliklinikës.

“Pas përfundimit të punimeve, sipas ministres Koçiu, kjo strukturë ofron: Infrastrukturë moderne dhe kushte dinjitoze për pacientët; Riorganizim të shërbimeve spitalore për më shumë efikasitet; Urgjencë e pajisur me sistem bashkëkohor pritjeje dhe triazhimi.

Spitali i ri i Krujës ka kapacitet prej 124 shtretërish, ndërsa risi e këtij investimi është shtimi i shërbimit të kontingjencës dhe rehabilitimit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›