E Enjte, 5 Nëntor 2026

Koçiu takim me VanHorn dhe Kawas: Vijojmë bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale

TIRANË, 11 shtator/ATSH/ E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Drejtuesja e USAID/Shqipëri Mischere Kawas zhvilluan një takim me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së në Tiranë tha se “VanHorn, Kaeas dhe Koçiu diskutuan rëndësinë e partneritetit të fortë dypalësh në mbështetje të përmirësimit të sistemit shëndetësor”.

Gjithashtu gjatë takimit VanHorn dhe Kaeas biseduan me ministren Koçiu edhe mbi reformat e mbrojtjes sociale në dobi të popullatave më të cenueshme të Shqipërisë.

Ministrja Koçiu në një postim në rrjetet sociale tha se e uroi VanHorn për misionin e saj në vendin tonë.

“U angazhuam për vijimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale mes Shqipërisë dhe SHBA”, tha Koçiu.

1 nga 2

/k.s/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›