E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Koçiu takim me ambasadorin italian: I hapim rrugë projekteve në shëndetin publik dhe menaxhimin spitalor

TIRANË, 24 shkurt/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka pritur sot në një takim, ambasadorin e Italisë, Marco Alberti dhe zëvendësambasadorin, Luigi Mattirolo.

Në fokus të diskutimeve mes të dy palëve, sipas ministres Koçiu ka qenë forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.

“Ky takim i hap rrugën projekteve të reja të rëndësishme në fushën e shëndetësisë, me fokus në shëndetin publik dhe menaxhimin spitalor”, tha Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Njëherësh, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka shprehur ambasadorit dhe zëvendësambasadorit të Italisë, mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin e Italisë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit europian. /j.p/

Nga takimi i ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu me ambasadorin dhe z... 1 nga 3

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›