E Enjte, 5 Nëntor 2026

Koçiu takim me homologun azer: Rritje e bashkëpunimit në shëndetësi

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu gjatë qëndrimit në Baku, zhvilloi një takim me ministrin e Shëndetësisë të Azerbajxhanit, Teymur Musayev.

Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu ndau momente nga takimi me ministrin Musayev, me të cilin diskutoi për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit në shëndetësi mes dy vendeve.

Ministrja Koçiu mori pjesë dje në Baku në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët Shqipëri-Azerbajxhan.

Në mbledhje u shkëmbyen mendime mbi prioritetet e agjendës së partneritetit tonë dhe fushat me potencial të madh për bashkëpunim në fushën e sëmundjeve jo të transmetueshme dhe promovimi i stilit të jetesës së shëndetshme; shkëmbimi i përvojës dhe praktikave më të mira për shëndetin mendor dhe mbështetjen psiko-sociale, veçanërisht për grupet vulnerabël si dhe vendosja e marrëdhënieve midis institucioneve të edukimit shëndetësor.

1 nga 3

/k.s/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›