E Enjte, 5 Nëntor 2026

Koçiu uron studentët që nisin vitin e parë në Universitetin e Mjekësisë

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu uroi sot studentët e Mjekësisë për nisjen e vitit të ri akademik.

Koçiu bashkë me urimin ndau një foto të studentëve të Mjekësisë në ditën e parë të fillimit të universitetit.

“Suksese studentëve që nga sot nisin vitin e parë në Universitetin e Mjekësisë. Ky është fillimi i një udhëtimi të jashtëzakonshëm, plot sfida dhe arritje të mëdha. Besoni te vetja, mësoni me pasion dhe përkushtim, dhe mos harroni se çdo përpjekje që bëni sot është një investim për një të ardhme më të mirë! Paçi suksese dhe forcë në çdo hap!”, tha Koçiu.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi më 19 shtator projektligjin “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucione publike të arsimit të lartë”. Ndryshimet e propozuara në projektligj janë në përputhje me objektivat e parashikuara të nenit 59 të Kushtetutës. Me këto ndryshime ulen në 3 vitet e punës për studentë që fillojnë rishtas, për studentët e vitit të dytë e deri në atë të katërt në 2 vite dhe për studentët e vitit të pestë e të gjashtë në vetëm një 1.

Në të gjitha universitetet e vendit nisi sot viti i ri akademik 2024-2025. Në auditoret e universiteteve në të gjithë vendin ulen për herë të parë rreth 20 mijë studentë.

/k.s/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›