E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kodi i ri penal, brenda 2026/ Lamallari: Konsultime me të gjithë aktorët, miratim edhe nga BE

Kodi i ri penal brenda 2026. Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari njoftoi në Kuvend se qeveria po nxiton për të patur gati draftin e plotë të hartuar.

“Ka një sens urgjence në këtë pike, për te patur gati draftin e plotë te hartuar të kodit penal brenda vitit të ardhshëm”.

Lamallari siguroi se kodi i ri penal do të kalojë përmes një fazë të gjerë konsultimi, me drejtësinë të parën.

“Dje kam patur konsultë me bizneset, me 5 nëntor do të therras në nje tryeze gjithë krerët e institucioneve të drejtësisë, për të marrë sugjerime, apo për mangesi”.

Por me të patur draftin e plotë, ashtu si me ndryshimet në Reformën në Drejtësi, edhe ato për Kodin e ri Penal para parlamentit, më parë do të marrin miratimin e Brukselit.

“Kur të kemi draftin e plotë, do ia ccojmë komisionit europian për të patur miratimin dhe dritën e tyre jeshile.”

Për herë të parë drafti paraprak i kodit të ri penal u prezantua në korrik të ketij viti. Me 30 ndërhyrjë të reja. Nga 285 nene e 550 paragrafe, u shpalos një kod i ri penal me 327 nene.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›