E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi zgjedhor Rama Gati vetem kur Berisha te beje transparencen

TIRAN- Partia Socialiste eshte gati te bashkepunoje per reformen zgjedhore vetem kur Sali Berisha te jete gati per ti hapur rruge transparences. Keshtu i eshte pergjigjur kreu i PS-se Edi Rama deklarates se Sali Berishes per tryezen e partive diten e premte per nisjen e reformes elektorale.

Berisha kerkoi rifillimin e bashkepunimit per te bere ligjin ne leter kur dihet boterisht se ne jemi ne nje realitet krejt tjeteer. Zgjedhjet ne Shqiperi nuk u deformuan nga mungesa e ligjit zgjedhor por nga shkelja e rende e ligjit-tha Rama



Duke fajesuar Berishen Rama vuri ne dukje se mungesa e standarteve ne Shqiperi nuk vjen nga mospasja e ligjeve por nga moszbatimi i tyre.

Ne dhame dhame besimin dhe konsensusin tone vazhdoi me tej ai konsensus qe sipas tij u shperdorua nga Berisha.

Nuk na duhet kod tjeter i shkelur me te dyja kembet nga pushteti por garancia se kodi nuk duhet te shkelet. Kete garanci e jep transparenca e kutive ku fshihen gjurmet e vjedhjes ne 28 qershor-perfudoi Rama

Kryeministri Sali Berisha njoftoi sot se te premten do te mbledhe tryezen e partive politike per nisjen e reformes zgjedhore.

Duke folur ne mbledhjen e gruput Parlamentar te PD-se Berisha deklaroi se tryeza do te mblidhet ne oren 11.00 te se premtes ne te cilen ai ka ftuar gjithe partite politike te jene pjese dhe te kontribuojne per reformen.

Berisha ka theksuar se PS-ja ka marre qe ne shtator oferten per hartimin e amendamenteve qe deshiron ne pergjigje te rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it per zgjedhjet e ardhshme.

Ne do te therrasim tryezen e forcave politike dhe do te nisim nga puna. Theksoj se cdo ligj cdo nen qe ka te beje me zgjedhjet ka qene votim dhe vendim konsensual midis PD dhe PS. Se dyti theksoj se ekspertiza nderkombetare e Venecias OSBE/ODIHR-it fakton se kuadri ekzistues ligjor perben nje baze teknike te gjere per zgjedhje demokratike tha Berisha.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›