E Enjte, 5 Nëntor 2026

Koeman: gjak nga hundët, ndërpret konferencën

Një pengesë e papritur për trajnerin e Barcelonës, Ronald Koeman, gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes blaugrana me Sevillan, e planifikuar për nesër në orën 16:15 për javën e 25-të të La Ligës. Menaxheri holandez iu desh të ndalej dy herë sepse filloi ti rrjedhë gjak nga hundët. Meqë gjakderdhja nuk u ndal, shefi i komunikimit i Barcelonës ndërpreu konferencën për shtyp për të lejuar Koeman të mjekohej.

Nuk është hera e parë që trajneri katalanas përballet me një situatë të tillë: i ka ndodhur ndodhur edhe në janar, para ndeshjes me  Athletic Bilbao. Koeman është i prirur për këtë lloj problemi për shkak të disa ilaçeve, që ai ka marrë që kur ka bërë një ndërhyrje në zemër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›