Koeman për Pjanic: Kemi folur, ka përqëndrimin e duhur

Ronald Koeman nuk i mori mirë deklaratat e Miralem Pjanic, i cili u ankua për aktivizimin e pakët në La Liga. Në konferencën e sotme për shtyp, trajneri holandez siguroi se ai kishte folur me mesfushorin boshnjak, duke shpjeguar arsyet e tij në një mënyrë shumë të qetë. “Ne biseduam për situatën e tij dhe atë që ai ka nevojë për tu përmirësuar. Ky është qëndrimi i duhur, të jesh i pakënaqur kur nuk luan dhe të punosh për më shumë mundësi.”
Sipas As, Koeman do t’ia kishte bërë të qartë lojtarit se ai nuk kishte asnjë ankesë të veçantë në lidhje me qëndrimin e tij në fushë, por e qortoi atë për përdorimin e mediave për të shprehur ankesat e tij dhe që nuk i ishte drejtuar trajnerit më parë. Akoma me një ton shumë pajtues, shpjegoi se ai ka shumë besim në cilësitë e tij dhe se është i sigurt se do të provojë të jetë një lojtar i rëndësishëm për ekipin.
Ai do t’i kishte kërkuar pak më shumë durim dhe të mos dekurajohej, për të vazhduar punën në stërvitje me intensitet maksimal. Gjithashtu i kujtoi atij se është paraqitur në grumbullim pak më vonë sesa pjesa tjetër e shokëve të tij të skuadrës për shkak të COVID-19 dhe se ky fakt e vuri atë në një disavantazh në krahasim me pjesën tjetër.
Në çdo rast, Pjanic ka marrë këshillën e Koeman: cilësitë e admiruara në të kaluarën në Juventus nuk janë parë ende, por ekziston besimi se ai së shpejti mund të kthehet në nivelin e tij.