E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kohën e fushatës e kaloi duke u hedhur nga shkëmbinjtë, ankohet Ilir Meta: Në Himarë s’po votojnë dot 6,157 persona

Ilir Meta që kohën e fushatës në Himarë e kaloi duke u hedhur nga shkëmbinjtë dhe nuk shkeli kurrë në zonë është ankuar sot për votimet.

Përmes Tedi Blushit, Partia e Lirisë thotë se mbi 6 mijë mbështetësve të opozitës po iu mohohet e drejta e votës.

Nuk dihet nga i ka siguruar këto të dhëna Blushi, por kandidati i opozitës në Himarë deklaroi më parë se do të fitojë patjetër, pavarësisht problematikave që mund të ketë.

Kështuqë Meta s’ka pse bëhet merak dhe mund të vijojë me pushimet.

javanews /a.rada

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›