Kokaina në Shqipëri, trekëndëshi i rrezikshëm Hoxha-Eberling-Xhixha
Laboratori i kokainës i zbuluar në fshatin Xibrakë të Elbasanit dhe arrestimet e bujshme të personave të përfshirë, e kanë kthyer dosjen “Kokaina” në një prej çështjeve më të bujshme kohët e fundit në vendin tonë.
Dy kolumbianët e arrestuar nuk kanë pranuar të rrëfejnë fakte te prokurorët por nga hetimet po dalin në dritë, lëvizjet e shpeshta jashtë vendit.
Ermal Hoxha, nipi i diktatorit famëkeq Enver Hoxha sipas burimeve të uniformave blu, ka qenë një shkelës i përhershëm i sistemit TIMS që regjistron hyrje daljet në kufi. Ai që në ditën e lindjes, Enver Hoxha e cilësoi si Dragua, ka qenë më shumë se 32 herë jashtë vendit në vitet e fundit, dhe udhëtimet e shpeshta në Mal të Zi apo Maqedoni, janë bërë për të humbur gjurmët nga destinacioni i tij final.
Makinat me qira ose të miqve të tij, ishin metoda më efikase për të mos lënë gjurmë Hoxha në kufi. Policia dyshon se një nga ngarkesat e drogës së laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit mund të ketë dalë nga Shqipëria në rrugë tokësore drejt Malit të Zi. Ermal Hoxha, rezulton të ketë dalë nga pika kufitare e Murriqanit mbi 6 herë brenda pak ditëve dhe shumica e lëvizjeve të tij është bërë me automjete të marra me qera, të cilat rezultojnë në pronësi të personave të tjerë.
Sipas policisë, udhëtimet e Ermal Hoxhës janë bërë në periudha kohore të ndryshme, por ajo që ka ngritur dyshime janë lëvizjet gjatë vitit 2014, ndërkohë që priten dhe zbardhjet e kamerave të sigurisë, por edhe regjistrat e kontrolleve të pikës kufitare.
Një tjetër emër i trekëndëshit të drogës është Pranvera Ebeling e cila mendohet se ishte një nga transportueset e sasive të kokainës. Ajo jeton në Pegestorf Holzmiden të Gjermanisë, nëna e tre fëmijëve dhe që cilësohet si krahu i djathtë I bashkëjetuesit të saj, Ilir Hyseni. Personazhi i tretë është Genci Xhixha, që sipas akuzës ndodhet në Kubë dhe që ka e mban lidhje me grupe të ndryshme narkotrafiku.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
