Kolegji Elektoral i jep fund sot betejës për presidencën, Trump: SHBA rrezikon të ketë një president jolegjitim

Kolegji Elektoral në Amerikë mblidhet sot për të zgjedhur zyrtarisht Joe Biden si fitues të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, ndërkohë që Presidenti Trump vazhdon ta kundërshtojë rezultatin.
Procesi zgjedhor për presidentin e Shteteve të Bashkuara nuk quhet i përmbyllur deri kur të zgjedhurit nga të 50 shtetet amerikane, hedhin votat.
Përveç dy shteteve amerikane, elektorët e të 48 shteteve të tjera duhet të votojnë për kandidatin që fitoi zgjedhjet në shtetin e tyre.
Të gjitha shtetet i kanë certifikuar tashmë rezultatet dhe Biden ka dalë fitues me 306 vota elektorale, ose 36 më shumë se minimalja e kërkuar për të siguruar fitoren.
“Amerika rrezikon të ketë një president të ri jo legjitim, por beteja jonë nuk ka mbaruar ende”, kështu u shpreh Donald Trump gjatë një intervistë për rrjetin informativ “Fox Neës”. “Do vazhdojmë betejën tonë edhe në të ardhmen”, shtoi presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, pas njoftimit për mosndryshim të rezultatit final nga Gjykata e Lartë.