E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji Zgjedhor pritet të japë sot vendimin për Tiranën

Kolegji zgjedhor pritet të japë sot në orën 10:00 vendimin për kërkesë padinë e depozituar nga Partia Socialiste për rezultatin e garës për bashkinë e Tiranës.
 

Relatorja e kësaj çështje është gjyqtarja Dhurata Haveri ndërsa anëtarët janë gjyqtarët Astrit Kalaja, Marie Qirjazi, Neriban Mullai, Shashenka Jonuzi.

Sipas kërkesë-padisë së depozituar, Partia Socialiste do t`i kërkojë Kolegjit Zgjedhor që të shpallë të pavlefshëm dy vendimet e KQZ-së për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për gjithë Bashkinë e Tiranës.
 

Në padinë e PS-së thuhet se tabelat e rezultataeve nuk shprehin në mënyrë të saktë numrin e zgjedhësve që kanë marrë pjesë në votim, me numrin e votave të gjetura në kuti.
 

Shqyrtimi i sotëm i kërkesë-padisë pritet të jetë edhe përplasja e fundit ligjore mes dy partive kryesore në vend për Bashkinë e Tiranës.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›