E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kolegji Zgjedhor jep vendimin/ Anëtari i katërt i grupeve të numërimit do propozohet nga PL

Kolegji Zgjedhor i ka dhënë të drejtë Partisë së Lirisë lidhur me anëtarin e katërt të grupeve të numërimit.

Kolegji Zgjedhor, sot arriti në përfundimin që anëtari i katërt të propozohet nga Partia e Lirisë dhe jo nga PDIU-ja.

Kujtojmë se KQZ vendosi disa ditë më parë që anëtari i katërt i grupeve të numërimit të ndahej mes Partisë së Lirisë dhe PDIU-së.

PL e ankimoi këtë vendim në KAS, por edhe ky i fundit kërkoi që anëtari i katërt të ndahej mes dy partive.

Por Partia e Lirisë shkoi në Kolegjin Zgjedhor, ku mori të drejtën të propozojë e vetme anëtarin e katërt të grupeve të numërimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›