E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën e LSI-së për Kukësin

gjykataKolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e LSI-së për rinumërimin e 15 kutive në Kukës. Sipas vendimit, kutitë do të numërohen në ambientet e Gjykatës së Apelit dhe jo në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Kolegji ka arritur në përfundimin se ka pasur parregullsi gjatë numërimit, ndërkohë që kë urdhëruar KQZ-në të dorëzojë kutitë deri në datën 27 korrik.

LSI-ka kërkuar rinumërimin e votave në 15 qëndra votimit të rrethit të Tropojës, pasi ka konstatuar papërputhmëri midis tabelave të KQZ-së dhe pamjeve filmike që vetë LSI-ja posedon. Janë rreth 155 vota të dyshimta, që LSI-ja pretendon se i përkasin asaj ndërkohë që i janë dhënë PD-së. Mandatet në qarkun e Kukësit, janë 3 për aleancën e djathtë dhe një për Partinë Socialiste. Në këtë qark, LSI-ja pretendon një mandat, i cili mund te merret me nje diference shumë të vogël, vetëm me 15 vota të cilat do ta ndryshonin raportin në 2 me 2.

Ekspertët e LSI-së pretendojnw se kanë gjetur dhjetë herë më shumë vota se sa i duhen LSIsë për mandatin e Kukësit.

LSI-ja pretendon se koalicionit të PD-së i janë shtuar 155 vota, të cilat i kanë dhënë kësaj partie mandatin e tretë./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›