Kolegji nis ndarjen e mandateve

Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për ndarjen e mandateve, duke bërë deri në këto momente ndarjen për qarkun e Gjirokastrës, Durrësit, Fierit dhe Korçës.
Ndaj kësaj vendimmarrjeje ka reaguar përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso, i cili ka denoncuar atë që e ka quajtur “presion ilegal” të PS ndaj Kolegjit Zgjedhor. “Ndjeva keqardhje për faktin se Kolegji, i ndodhur përpara presionit të paligjshëm të PS, me një objekt të paligjshëm të paraqitur jo në kohën e duhur, zgjodhi të dorëzohej përpara këtij presioni të paligjshëm”, ka deklaruar Kaso. Ai është shprehur se Kolegji ka marrë dy vendime anti-kushtetuese dhe ka shkelur autoritetin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, nën presionin e mazhorancës së re. “Ne shprehëm pretendimet tona se një proçedim i tillë është një vendimmarrje e anti-kushtetuese për faktin se reduktohen kompetencat e Kolegjit për të vepruar sipas ligjit. Sot u vu re një uzurpim i kompetencave të Kolegjit nga PS dhe me këto vendime Kolegji i dha goditjen e fundit KQZ-së”, ka shtuar Kaso. Ndërkohë, nuk ka munguar edhe reagimi i përfaqësuesit ligjor të PS, Koli Bele, i cili i ka cilësuar absurde pretendimet e PD për presion politik ndaj Kolegjit. “Pretendimet e PD për presion politik janë antiligjore. Kolegji po përfundon procesin sipas ligjit. PD nuk pranon dot humbjen e thellë. Sot u nda ajo që zgjedhësit votuan në zgjedhjet e fundit”, ka deklaruar Bele. Ja ndarja e mandateve në qarqe: Qarku i Gjirokastrës: PS 3 mandate, LSI 1 dhe PD 1 mandat (4-1) Qarku i Durrësit: PS 6 mandate, LSI 1, PD 5 dhe PR 1 (7-6) / Top Channel