Kolegji sploteson anetaret Gjykata e Larte shtyn gjyqin
Lajmi u konfirmua nga Ida Vodica drejtuese e zyres se shtypit ne Gjykaten e Larte. Kjo gjykate shtyu per nje date tjeter seancen ku do te vendose per fatin e mases se sigurise arrest me burg marre ne mungese per ish-agjentin e Sherbimit Sekret njerit prej te pandehurve te dosjes Remzi Hoxha tek Krimet e Renda. Shkak i shtyrjes se seances ishte mungesa e kater prej gjyqtareve dy prej te cileve nuk u paraqiten per arsye shendetesore ndersa dy te tjere per arsye ligjore. Mos-plotesimi ne kohe i vendeve vakante pas mbarimit te mandatit te anetareve te meparshem eshte bere shkak per hyrjen ne ngerc te
Kolegjit qe ka ne shqyrtim edhe procese te tjera ne kete gjykate. Ligjerisht ne Gjykaten e Larte duhet te ushtrojne detyren 17 gjyqtare. Per shkak te mbarimit te mandateve disa muaj me pare te tre gjyqtareve aktualisht Gjykata e Larte funksionon me nje perberje prej 14 gjyqtaresh. Kolegjet e Bashkuara gjykojne vetem kur ne to marrin pjese jo me pak se dy te tretat e te gjithe gjyqtareve te Gjykates se Larte qe do te thote jo me pak se 12 anetare te saj. Ne seancen e djeshme ishin te pranishem vetem 10 toga te zeza.
NGRI
Seanca e djeshme ka zgjatur vetem pak minuta. Shkak per marrjen e vendimit te shtyrjes se kesaj ceshtjeje por edhe te nje tjeter ceshtje te rendesishme te Kolegjeve te Bashkuara ashtu sikurse u deklarua edhe ne seance nga kryesuesi i trupes se gjyqtareve te Gjykates se Larte eshte bere mosfunksionimi me trupe te plote gjyqesore te Kolegjeve te Bashkuara per arsye te vendeve ende te paplotesuara me tre anetare te Gjykates se Larte. Prej pamundesise se pjesemarrjes se kryetares se Gjykates se Larte dhe kryetarit te Kolegjit Penal te kesaj gjykate per arsye shendetesore si dhe pengeses ligjore te dy anetareve te tjere te kesaj gjykate per te marre pjese ne shqyrtimin e ceshtjes njoftoi dje zyrtarisht Gjykata e Larte nepermjet zedheneses Ida Vodica. Behet e ditur se gjyqtaret jo te pranishem ishin Shpresa Becaj Gani Dizdari Medi Bici dhe Mirela Fana. Burime prane gjykates sqaruan se gjyqtaret Becaj dhe Dizdari nuk merrnin pjese ne seance per shkak te problemeve shendetesore. Gjyqtari Bici ka hequr dore per te qene pjese e Kolegjeve te Bashkuara ne shqyrtimin e kerkeses ndaj Kumbaros. Shkak ka qene pjesemarrja e tij ne nje trupe gjyqesore qe ka shqyrtuar masat e sigurise ndaj te pandehurve te dosjes Remzi Hoxha ne gjykimin e saj tek Apeli i Krimeve te Renda. Po sipas burimeve gjyqtarja Fana ishte ne kushtet e papajtueshmerise pasi kohe me pare bashkeshorti i saj ka qene mbrojtes i te pandehurve te dosjes Remzi Hoxha ne shqyrtimin e saj ne themel.
Arsyet e mungesave
Shpresa Becaj
Mungoi per arsye shendetesore
Gani Dizdari
Mungoi per arsye shendetesore
Medi Bici
Hoqi dore per papajtueshmeri
Mirela Fana
Hoqi dore per papajtueshmeri
Vendimi mban peng ekstradimin
Ilir Kumbaro nje nga te akuzuarit e Prokurorise per Krimet e Renda per rrembimin me pasoje zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha ne vitin 1995 u arrestua ne shtator te vitit 2008 ne Londer ku jetonte me identitet te rreme. Gjate kohes qe drejtesia britanike po shqyrtonte ekstradimin e tij drejt Shqiperise per llogari te procesit gjyqesor ndaj tij tek Krimet e Renda Gjykata e Larte ne Shqiperi pushoi masen e sigurise arrest me burg marre per Kumbaron ne mungese. Ne dhjetor te vitit 2009 Gjykata per Krimet e Renda caktoi nje mase te re sigurie per Kumbaron ate te arrestit me burg. Kjo mase sigurie u la ne fuqi nga Apeli i Krimeve. Gjykata e Larte ne mars te vitit 2010 vendosi dergimin e saj ne Kolegjet e Bashkuara. Per kete shkak ekstradimi i tij nga Londra eshte bllokuar perkohesisht. Bllokimi i gjykates Becaj leter Topallit Topit dhe Berishes
TIRANE - Ne nje leter zyrtare drejtuar kryetares se Kuvendit dhe per dijeni Presidentit dhe Kryeministrit te vendit kryetarja e Gjykates se Larte kohe me pare ka bere prezente veshtiresite qe po ndesh ky institucion me ngarkesen e madhe te punes dhe numrin e vogel te gjyqtareve. Pasi rendit nje sere reformash te ndermarra ne gjykate Becaj shprehet ne leter se numri i madh i ceshtjeve qe shkojne per shqyrtim prane kesaj gjykate ka krijuar ngarkese te madhe pune per anetaret e Gjykates se Larte. Kodet ne fuqi te procedurave penale dhe civile parashikojne ankimimin me rekurs ne Gjykaten e Larte te te gjitha vendimeve civile e penale te Gjykates se Apelit dhe te Gjykates se Shkalles se Pare pa bere asnje kufizim dhe vleresim te konflikteve qe mund dhe duhet te vijne per shqyrtim prane kesaj gjykate. Teresia e ketyre kompetencave kaq te gjera ka bere qe Gjykata e Larte te jete e mbingarkuar me gjykimin e ceshtjeve nga me te thjeshtat deri tek me te komplikuarat te shmanget nga qellimi i saj kryesor qe eshte gjykimi i ceshtjeve vetem per shkaqe ligjore dhe te zbehet kompetenca e saj kushtetuese per unifikimin e praktikave gjyqesore shprehet Becaj ne letren e saj derguar kohe me pare kryetares se Kuvendit Presidentit dhe Kryeministrit. Ajo thekson se aktualisht ne Gjykaten e Larte jane ne pritje per tu shqyrtuar 6 267 ceshtje gjyqesore numer shume i larte nderkohe qe nga analiza e periudhes 2007-2009 rezulton se ne Gjykaten e Larte vijne mesatarisht 4050 ceshtje ne vit nga te cilat shqyrtohen rreth 2680 dhe numri i mbartjeve per vitin tjeter shkon ne 1370 ceshtje. Per vitin 2010 Gjykata e Larte mesohet se po vazhdon me gjykimin e ceshtjeve te vendosura ne radhe dhe te mbartura qe nga viti 2007. Duke analizuar shkaqet e situates se krijuar ne Gjykaten e Larte kryetarja e saj Shpresa Becaj ve ne dukje se nje nder faktoret eshte mosfunksionimi i Gjykates se Larte me trupe te plote gjyqesore. Sipas ligjit anetareve te kesaj gjykate u mbarojne mandatet kushtetuese 9-vjecare. Deri ne zevendesimin e tyre kalon nje kohe qe veshtireson dukshem plotesimin e kolegjeve perkatese me numrin 5 te gjyqtareve pjesemarres ne gjykime te zakonshme. Pervec 3-mujorit te dyte te vitit 2009 gjate te cilit trupa gjyqesore ishte ne numer te plote vitet e fundit ka pasur mungesa periodike minimalisht prej 3 gjyqtaresh duke rritur ngarkesen ne menyre te konsiderueshme thuhet nga kryetarja e Gjykates se Larte. Sipas saj aktualisht ne gjykate mungojne dy gjyqtare te cileve u ka mbaruar mandati perkatesisht 7 dhe 4 muaj me pare. Nderkohe ne muajin prill te ketij viti u ka mbaruar mandati edhe dy gjyqtareve te tjere. Kryetarja e gjykates sugjeron se perzgjedhja e kandidateve per gjyqtare duhet te shtrihet per 4 vende ne Gjykaten e Larte me qellim qe nepermjet pershpejtimit te procedurave te emerimit te shkurtohet koha e qendrimit vakant te vendeve te lira. Nje tjeter shqetesim eshte pamjaftueshmeria e numrit te gjyqtareve pasi numri total prej 17 gjyqtaresh te Gjykates se Larte i percaktuar me ligjin organik ploteson perberjen e nje kolegji penal prej 5 gjyqtaresh dhe 2 kolegjeve civile me nga 5 gjyqtare secili. Nese llogaritet ketu edhe fakti se hera-heres ne Gjykaten e Larte krijohen mungesa te gjyqtareve per shkaqe shendetesore vizita zyrtare jashte shtetit dhe shkaqe te tjera gjendja e funksionimit dhe perballimit te volumit te punes nga Gjykata e Larte perkeqesohet se tepermi. KLD Spahiu Gjetem shkelje ne kater gjykata dosjet te Nishani
TIRANE - Inspektimet e muajve te fundit te Keshillit te Larte te Drejtesise ne dosjet e 360 gjyqtareve ne 30 gjykata te vendit kane zbuluar shkelje te renda gjate gjykimeve te veprave penale te vrasjes shperdorimit te detyres e korrupsionit. Lajmi u be i ditur nga nenkryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu ne nje dalje para mediave. Sipas numrit dy te KLD-se Spahiu problematikat e konstatuara konsiderohen te dhena te mjaftueshme per ti klasifikuar si shkelje te renda te disiplines ne pune te cilat perbejne shkak per fillimin e procedimit disiplinor. Spahiu nuk zbardhi emrat e gjyqtareve apo gjykatave. Inspektorati i Keshillit te Larte te Drejtesise konsideron se ne kete faze eshte e rendesishme ruajtja e konfidencialitetit te emrave te gjyqtareve deri ne momentin qe ministri i Drejtesise te marre nje vendim per inicimin ose jo te procedimeve disiplinore te gjyqtareve kjo per faktin se ata jane gjyqtare ne detyre dhe gjykojne cdo dite ceshtje te ndryshme u shpreh Spahiu. Gjithashtu Spahiu pohoi se inspektorati i KLD-se ka pergatitur 4 raporte per 4 gjykata te rretheve te ndryshme gjyqesore per tia adresuar ministrit te Drejtesise. Ne realizimin e ketij verifikimi inspektorati i KLD-se po bashkepunon me inspektoratin e Ministrise se Drejtesise. ar.ba
Armand Bajrami