E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji vendos sot për Shkodrën dhe Kukësin

Kolegji Zgjedhor pritet të vendosë sot për ankimimin e Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës.

Në seancën e kaluar trupa e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, me relatore Gjinovefa Gabën, vendosi të pranojë kërkesën e ardhur nga Partia Republikane për qarkun e Shkodrës, ndërkohë që rrëzoi një kërkesë të PS-së për të detyruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për numërimin në këtë zonë zgjedhore.

Gjithashtu Kolegji pritet që sot në orën 16:00 të japë vendimin në lidhje me provat e paraqitura nga LSI për Kukësin.

Dy ditë më parë kolegji pranoi provë materiale filmike dhe vendosi që akti i ekspertimit të bëhet nga dy ekspertë të caktuar nga 2 forcat politike të interesuara, LSI dhe PD.

LSI caktoi Ardian Pollon ndërsa Partia Demokratike Zamir Hoxha.

Sipas përfaqësuesve të LSI, Ilirjan Muho dhe Spartak Braho, në 15 Qendra Votimi në rrethin e Tropojës ka mospërputhshmëri të rezultatit final, të tabelës përmbledhëse të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe pamjeve filmike.

Po sipas përfaqësuesve të LSI-së, bëhet fjalë për një total prej 155 votash, të cilat sipas tyre  janë manipuluar, duke shkuar në favor të koalicionit të djathtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›