E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolegji zgjedhor vendos për votat e Greqisë

Nga Blerina Cene

Nuk ka përjashtim nga rregulli për numërimin e votave nga Greqia. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor rrëzoi Partinë Demokratike që i kërkonte këtij organi që votat e ardhura nga shteti Helen të numërohen të veçuara pas dyshimeve se nuk janë marrë personalisht nga zgjedhësit. Por Kolegji la në fuqi vendimin e KAS.

Seanca filloi në orën 13:00, të së premtes, ndërsa e pranishme ishte vetëm KQZ si palë e paditur në proces, teksa mungonte PD, që e kishte bërë padinë në Kolegj dhe PS si palë e interesuar.
Të hënën, Partia Demokratike i kërkoi KQZ që numërimi i zarfeve nga Greqia të bëhej në fund pasi ky subjekt politik pretendon se vullneti i zgjedhësve nga ky shtet është tjetërsuar.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi pranoi kërkesën e PD. Por, më pas ishte Partia Socialiste ajo u ankua në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve për pavlefshmëri absolute dhe paligjshmëri. Kërkesës së socialistëve, KAS i tha po duke e shpallur të pabazuar në ligj vendimin për të mënjanuar zarfet.

Rrjedhimisht, ishte ky verdikt të cilit demokratët i bënë padi në Kolegjin Zgjedhor, e që si përfundim nuk rezultoi në favor të tyre, duke i hapur rrugë kështu numërimit të 53 mijë votave nga Greqia.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›