Kolonia e artit në Vlorë, Shqipëri-Kroaci, dy kultura, një gjuhë e përbashkët- Arti

Kolonia e Artit rikthehet çdo vit në Vlorë, duke sjellë në Galerinë e Arteve punimet e artistëve shqiptarë dhe kroatë.
Piktura, skulptura, karikatura, si edhe punime në metal, dru dhe letër, u bënë pjesë e një ekspozite që synon të përcjellë, përmes artit, kulturën dhe traditat e dy vendeve.
Në këtë edicion morën pjesë 15 artistë kroatë dhe 5 artistë shqiptarë, të cilët, përmes krijimeve të tyre, sollën eksperienca dhe këndvështrime të ndryshme artistike.
Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kroacisë u vlerësua edhe nga kryetari i Bashkisë së Grisignana-s në Kroaci, Claudio Stocovaz, i cili iu referua shprehjes së Dostojevskit: “E bukura do ta shpëtojë botën”, duke e lidhur artin me forcimin e miqësisë mes dy vendeve.
Kolonia e Artit zhvillohet për të tretin vit në Vlorë, ndërsa aktiviteti udhëton çdo vit në vende të ndryshme, duke sjellë krijime të reja dhe duke krijuar ura bashkëpunimi mes artistëve.
Gjatë qëndrimit në Vlorë, artistët vizituan edhe Manastirin e Zvërnecit dhe bregdetin, duke u njohur me historinë, natyrën dhe peizazhin e zonës.
/rtsh.al/