E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombëtarja U-21 nis përgatitjet për miqësoren ndaj Ukrainës

TIRANË, 14 nëntor /ATSH/ Kombëtarja U-21 ka nisur përgatitjet për ndeshjen e dytë miqësore të këtij muaji ndaj Ukrainës, që do të zhvillohet më 17 nëntor në “Elbasan Arena”, në orën 18:00.

Pas fitores ndaj Moldavisë, lojtarët e aktivizuar titullar në këtë sfidë kryen ushtrime në palestër dhe rikuperim.

Ndërsa, lojtarët që u aktivizuan nga stoli si edhe ata që nuk morën minuta në ndeshjen e fundit zbritën në fushë dhe zhvilluan një seancë të plotë stërvitore, e fokusuar te përgatitja atletike dhe aspektet taktike për sfidën e radhës.

Ekipi do të zhvillojë seancën e radhës nesër në Moldavi, ndërsa në mbrëmje do të rikthehet në Tiranë. Kombëtarja U-21 do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen ndaj Ukrainës ditën e diel.

1 nga 2

/gj.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›