E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kombëtarja e basketbollit për vajza, medalje bronzi në “Kampionatin e Vendeve të Vogla”

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Ekipi Kombëtar i Basketbollit për vajza ka siguruar medaljen e Bronzit në “Kampionatin e Vendeve të Vogla”, të zhvilluar në Prishtinë.

Federata Shqiptare e Basketbollit bëri të ditur se, me fitoren 73-61 ndaj Qipros, Shqipëria u rendit në vendin e tretë, duke shënuar kështu një arritje të rëndësishme për sportin e basketbollit.

Ndërkohë basketbollistja Ornela Lalaj është përzgjedhur në 5 më të mirat e aktivitetit.

1 nga 6

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›