E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombëtarja e vajzave udhëton sot drejt Stambollit

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ Kombëtarja e vajzave udhëton sot drejt Stambollit për dy ndeshjet miqësore ndaj Turqisë.

Skuadra ishte planifikuar të nisej pasditen e djeshme, por për shkak të anulimit të fluturimit, programi është rishikuar dhe është rezervuar një fluturim i ri për ditën e sotme.

Për këtë arsye, ekipi nuk do të zhvillojë seancën stërvitore të planifikuar në Turqi.

Ndeshja e parë Turqi-Shqipëri do të luhet nesër, në orën 13:00 dhe do të transmetohet live në FSHF TV.

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›