Kombetarja humb tre pozicione
Renditja e FIFE-s per muajin nentor e sheh kombetaren shqiptare ne vendin e 86-te,
skuadra e drejtuar nga Ari Han zbret tri vende me poshte krahasuar me klasifikimin e Tetorit. Nderkohe trajnerit i eshte dashur te beje disa modifikime ne listen per miqesoren ndaj Azerbajxhanit pasi nuk do te kete ne dispozicion te demtuarit Altin Lala dhe Arjan Beqaj. Mesfushori i Hanoverit, kapiten i kuqezinjve vuan nje demtim ne shpine dhe nuk eshte aktivizuar as ne Bundeslige. Nderkohe, Beqaj eshte demtuar ne gju ne ndeshjen perballe Inter ne Champions. Han ka vendosur te grumbulloje mbrojtesin e Tiranes Andi Lila por ka lene serish ne shtepi pavaresisht reagimit te opinionit sportiv Salihin, Hyken, Kapllanin e Ilion Liken.