E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kombëtarja kuqezi ngjitet një pozicion në renditjen e re të FIFA-s

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ FIFA ka publikuar sot renditjen e re të ekipeve përfaqësuese, pas përfundimit të ndeshjeve në garat e fundit.

Rezultatet pozitive në Ligën e Kombeve të Kombëtares shqiptare të futbollit, që regjistroi tri fitore dhe një humbje, nuk kanë sjellë impakt të madh në renditjen e FIFA-s, pasi ajo është rritur vetëm me një vend.

Kuqezinjtë pozicionohen në vendin e 66-të në renditjen e publikuar këtë të mërkurë nga FIFA.

Ndërsa përfaqësuesja e Kosovës ka fituar 2 vende në krahasim me një muaj më parë, duke u pozicionuar në vendin e 76-të.

Ky është pozicioni më i lartë i regjistruar ndonjëherë nga Kosova në renditjen botërore të FIFA-s, duke vendosur kështu një tjetër pikë referimi në historinë e përfaqësueses.

Në krye të klasifikimit vijon të jetë Spanja, e cila ruan kreun pas një serie të gjatë rezultatesh pozitive. Kampionët e Evropës vazhdojnë të mbajnë distancën nga rivalët në pjesën e sipërme të renditjes.

Kombëtarja e Spanjës ndiqet nga Argjentina, Franca dhe Anglia.

Renditja e re e FIFA-s 1 nga 2

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›