E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombëtarja ogur i mirë për mbrojtësin shqiptar! Pak orë pasi e grumbulloi Silvinjo, 24-vjeçari realizon gol me kokë në kampionat

Thirrja në kombëtare nga trajneri Silvinjo ka qenë një ogur mjaft i mirë për mbrojtësin shqiptar Bujar Pllana i cili luan me Lechia Gdańs në Poloni.

24-vjeçari ka shënuar një gol me kokë përballë Pogoń Szczecin. Ky ëhstë goli i parë për këtë sezon për mbrojtësin kquezi.

Performanca e tij vjen në një moment ideal, teksa lojtari ka tërhequr vëmendjen e stafit kuqezi dhe pritet të bashkohet me ekipin kombëtar në fillim të javës.

Goli në Poloni shihet si një sinjal i qartë i formës së mirë të Pllanës, ndërkohë që polakët menjëherë kanë filluar të tremben duke kërkuar kujdes ndaj tij pas golit mjaft të bukur me kokë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›