Kombëtarja shqiptare sonte përballë Malit të Zi

Kombetarja e Shqiperise do te zbrese sot ne oren 20:15 ne stadiumin e Podgorices, ku do te luaje nje ndeshje miqesore kunder Malit te Zi. Kjo eshte përballja e dyte e perfaqesueses kuqezi pas 64 vjetesh me fqinjin verior. Trajneri Josip Kuzhe e ka cilësuar si shume te rendesishme kete miqesore ne prag te eliminatoreve te Euro 2012 qe do te nisin ne muajin shtator.
Perpos kësaj trajneri kroat do te kerkoje te dale me nje fitore nga fusha e lojes, per te festuar me nje sukses vitin e tij te pare ne pankinen e kombëtares se Shqiperise. Nje objektiv aspak i lehte per skuadren kuqezi, pasi do te kete perballe lojtare si sulmuesi i Romes, Mirko Vucicnic, qe eshte dhe pika me e forte e trajnerit te Malit te Zi, Zllatko Kranjcar. Gjithsesi, Kuzhe do te luaje te gjitha kartat e tij, duke nisur me nje formacion ofensiv me dy sulmues qe nga minuta e pare.
Erjon Bogdani dhe Hamdi Salihi do te formojne vijen sulmuese te kombëtares shqiptare, te ndihmuar pas kraheve nga kater mesfushoret Duro, Bulku, Lila dhe Skela. Nderkohe përpara portierit Hidi do te rreshtohen ne mbrojtje Dallku, Cana, Curri dhe Agolli. Pas Malit te Zi kombëtarja e Shqiperise do te luaje nje tjeter miqesore kunder Andorres me 2 qershor ne Tirane.
Nertan Prifti