E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komente mbi debatet në shtëpi

06/03/2010 22:55

Kjo javë ka qënë e mbushur me shumë diskutime, debate e konflikte mes banorëve. Një prej tyre ka ndodhur ndërmjet Valonit, Klodit dhe Bledit. Për ta shfaqet një klip ku tregohen këto ndodhi dhe opinionet e tyre mbi to, Valonin apo shkakun e debatit. Arbana e diskuton këtë gjë edhe me banorët dhe Hakiu shprehet se Valoni nuk ishte mirëinformuar mbi rrëfimin që bëri Klodi apo mbi homoseksualitetin dhe pasi iu spjegua, u pendua për reagimin që bëri kunddrejt tij. Edhe Valoni shprehet se nuk e kishte kuptuar përmbajtjen e letrës. Arbana thotë se situata u rëndua më shumë me ndërhyrjen e Bledit dhe të Mirit. Bledi sqaron se me Valonin, debati ishte përfundimi i komplet qejfmbetjeve të akumuluara gjatë javës, por që ai ia kishte bërë të ditura edhe Valonit. Ai insiston se debati ka qënë i shtyrë nga dikush tjetër. Opinionisti i drejtohet Klodit dhe i thotë se me reagimin e tij, u duk sikur ai paragjykon më shumë veten. Sipas tij, ai duhej të ishte sqaruar me Valoni e tia spjegonte këto keqkuptime të cilat mund të lidheshin me moshën apo mentalitetin e tij, por Klodi shprehet se Valoni nuk erdhi të fliste me të dhe se atij nuk i pëlqen e nuk i intereson të bisedojë me të. Jetmiri ndërhyn dhe shprehet se gjatë javës gjithnjë është kërkuar një motiv për tu përplasur me të, ndërkohë që ai nuk ka patur arsye që të ndikojë tek Valoni. Opinionisti i drejtohet edhe Bledit dhe i thotë se mendon se më shumë zjarr i ka dhënë ai debatit, ndërsa Valoni u duk si viktimë, por Bledi e kundërshton dhe qëndron në diskutimin e tij se me Valonin ka patur mosmarrëveshje dhe më parë. Arbana pyet edhe Erionin, si një banor i jashtëm për mendimin e tij për debatin dhe ai shprehet se nuk a kuptuar se përse Bledi duhej të përfshihej pasi debati ka qënë mes Klodit dhe valonit. Në shtëpi lind sërish një debat nga fjalët e Erionit. Arbana u kujton banorëve se ata ndiqen nga të gjitha grupmoshat dhe merren si shembull nga shumë njerëz, ndaj u kërkon atyre që të mos ketë më fyerje, ofendime apo kërcënime mes tyre.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›