E Diel, 1 Nëntor 2026

Komente per nominimet Liam-Ermalit Je bere monoton po i perkushtohesh dashurise

Liami Franceska e Genta qendrojne ne sallon duke biseduar per nominimet. Liami e pyet Genten nese e vret ndopak ndergjegjja qe nuk ka dale asnjehere ne nominim por Genta i thote se dhe Liami ka qene vetem nje here ne nominim keshtu qe nuk ka ndonje diference te madhe me te. Franceska pohon se dhe ajo ka dale vetem nje here ne nominim e Genta shpjegon se arsyeja perse nuk ka dale ne nominim eshte se dy javet e para kane qene ende banore te pakonfirmuar e me pas ka qene ne peseshen me te mire duke qene e e mbrojtur nga nominimi.

Genta shprehet se do te vije dhe dita e saj qe te dominohet e qe te largohet nga BB e nuk ndihet keq per faktin se nuk ka dale asnjehere ne nominim. Franceska shprehet se nuk ka patur perse te jete ne nominim pasi kishte te tjere banore qe duhet te dilnin perpara saj. Franceska i thote Liamit se taktika qe po zbatohet ne shtepi ne lidhje me nominimet eshte se ata po kandidojne ata banore qe nuk jane produktive. Ajo shton se ne momentin qe do te behen dhe ata te tille do te nominohen nga banoret.

Liami shprehet se do te kete kohe qe ti nominoje te gjithe banoret por Genta pergjigjet se Liami e genjen shume veten. Franceska i thote Gentes se deshiron shume te jete protagoniste dhe ne rastet qe nuk flitet per te do te nderhyje. Genta shprehet se ka shume deshire qe te largohet Liami sa me pare e ai i thote se Genta i ka mbushur piket per ta nominuar.

Se fundi Ermali nderhyn ne bisede dhe i thote Liamit se nuk ka qene prezent nje asnje debat ndersa Liami i kunderpergjigjet se Ermali po merret vetem me Francesken dhe eshte bere monoton. Ermali shprehet e Liami nuk e inkurajon ate qe te flase e te reagoje. Liami shton se Ermali i eshte perkushtuar dashurise e teksa Genta nderhyn ne disfavor te Liamin ky i fundit i thote se do te largohet shume shpejt pasi ben vetem rolin e transportueses se fjaleve. Ermali i kunderpergjigjet Liamit duke thene se ai ska bere asgje qe nga fillimi e deri me tani e ne syte e tij eshte i njejte. Franceska shprehet se Liami ka dy jave qe ka rene ne qetesi e tani do filloje te flase.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›