E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komente thashetheme e debat per mardhenien Franceska-Ermal

Konkurentet kane filluar qe te komentojne mardhenien midis Ermalit dhe Franceskes. Te dy kane pasur krevatet prane njeri-tjetrit dhe konkurentet e kane komentuar kete si nje sjellje jo te hijshme te vajzes por edhe te Ermalit. Ata thone se Franceska ka hyre ne BB dhe po mundohet qe te krijoje strategji nepermjet afrimit te saj me Ermalin.

Gjate kohes qe flasin ne dhomen e gjumit per debatet qe u krijuan gjate lojes Arjola fillon qe ta ngacmoje Ermalin edhe per afrimitetin e ketij te fundit me Franceskes. Ermali i thote Arjoles se kjo nuk eshte e vertete dhe shprehet hajde ikim andej se do mendojne edhe per ne qe po futen neper cepa dhe me kete arsye largohen nga dhoma e gjumit.

Per te njejten arsye ka lindur nje debat ne oborr midis Franceskes dhe Elvisit. Franceska u thote konkurenteve te tjere se ata po e gjykojne pa arsye dhe vetem pse ata fjeten prane njeri-tjetrit. Jam penduar qe nuk fjeta me te thote Franceska dhe me pas i thote Elvisit se ai nuk ka shance te fleje prane saj. Elvisi thote se kjo gje nuk per te ndodhur sepse as ai nuk e do nje gje te tille.
Konkurentet thone se Franceska po e perdor kete per strategji. Franceska thote se ata nuk kane asnje te drejte qe ta gjykojne sepse te gjithe kane te drejten te sillen si te duan dhe se asnje prej tyre nuk mundet qe ta ndaloje ate te sillet ne nje menyre apo ne nje tjeter.

Franceska largohet dhe Elvisi e diskuton kete gje me Gracianon. Keshtu per nje kohe te gjate zhvillohen thashetheme per Francesken konkurenten me te re te shtepise se Big Brother 5.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›