Komisar Gani Malushi rivarroset tek “Varrezat e Dëshmorëve”
TIRANE- Pas dhjetë vitesh nga vrasja e komisar Gani Malushit, eshtrat e tij do prehen në ‘Varrezat e Dëshmorëve’. Komisari i ekzekutuar më 6 gusht të vitit 2003 përpara Drejtorisë së Policisë së Durrësit, u zhvarros dje nga varrezat e Sharrës në Tiranë për tu rivarrosur tek ‘Varrezat e Dëshmorëve.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj gjatë fjalës së tij vlerësoi punën dhe veprën e komisarit të vrarë , i cili u vetëflijua për mbrojtjen e vlerave më të larta të demokracisë.
“Jemi mbledhur për të përkujtuar aktin sublim të ‘Dëshmorit të Atdheut”, Gani Malushi, që u flijua për vlerat më të larta të demokracisë duke e përjetësuar në altarin e kombit. Ishte një detyrim ynë ndaj dëshmorit dhe familjarëve. 10 vite më parë ne humbëm kolonel Gani Malushin, mikun tonë, por ne ndihemi krenar për aktin e tij vetëmohues dhe shpirtin e sakrificës në mbrojtje të jetës njerëzore. Akti i tij dhe i punonjësve të policisë shprehin aktin e vetëflijimit për mbrojtjen e vlerave më ta larta. Do e kujtojmë me nderim dhe respekt të thellë””, u shpreh Burgaj teksa ftoi të pranishmit të mbanin një minutë heshtje.
Miqtë dhe familjarët e komisarit të ndjerë janë të emocionuar pasi më në fund eshtrat e tij do të pushojnë aty ku "flenë" Dëshmorët e Atdheut. Bashkëshortja e tij, Esma Malushi falenderoi institucionet teksa uroi që fatin e Ganiut të mos e kenë efektivat kolegët e tij.
“Sot jam emocionet si para 10 vjetëve, sot u realizua një qëllim në vetvete i Ganiut... të prehet i qetë aty ku e meritonte. Duke falënderuar të gjithë institucionet duke filluar nga ministri shpreh falënderimet më të mira për forcat e policisë dhe uroj të mos kenë fatin e keq në humbej ne jetës”, u shpreh bashkëshortja e Gani Malushit, teksa në fund të ceremonisë, drejtori Burgaj i dorëzoi flamurin kombëtar.
JETA
Komisar Gani Malushi, lindur në Radovicë të Kolonjës, i datëlindjes 20.05.1953, me arsim të lartë. Komisar Gani Malushi është titulluar oficer policie dhe pranuar në strukturat e Policisë së Shtetit, në vitin 1979 në Drejtorinë e Tiranës, Rajoni Nr.2. Komisar Gani Malushi ka shërbyer në strukturat e Policisë së Shtetit nga viti 1995 deri në vitin 2003.
Komisari u plagos rëndë më 06 gusht 2003, dhe do të ndahej nga jeta vetëm një ditë më pas. Malushi u qëllua vetëm pak metra larg Drejtorisë së Policisë së Durrësit, nga autori tashmë i dënuar, Agim Pepa.
Gani Malushi është shpallur " Dëshmor i Atdheut" më 16 nëntor të vitit 2004.
(e.m/BalkanWeb)