E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Komisari i Sarandës mbetet në pranga, 2 nënkomisarët marrin masë tjetër

Gjykata e Sarandës ka zhvilluar seancën për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj disa oficerëve të policisë të arrestuar në kuadër të një operacioni të fundit për ndërtimet pa leje në bashki.

Sipas vendimit të gjykatës, për shefin e Komisariatit Gezim Bashllari u vlerësua i ligjshëm arresti dhe u caktua masa e sigurisë “arrest me burg” për 30 ditë.

Po ashtu, edhe për inspektor Robert Çullaj arresti u konsiderua i ligjshëm, ndërsa gjykata vendosi masën “arrest me burg” për 30 ditë.

Ndërkohë, për nënkomisarët Andi Duro dhe Ajdin Ismailaj, gjykata e konsideroi të paligjshëm arrestimin, duke vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Seanca u zhvillua mes masave të shtuara të sigurisë, ndërsa pritet që hetimet të vijojnë për zbardhjen e plotë të çështjes dhe rolit të secilit prej personave të përfshirë në dosje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›