E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioneri i BE takim me Brahon: Do të vijojmë të mbështesim fuqimisht SPAK-un

Michael McGrath, Komisioneri Irlandez përgjegjës për demokracinë, drejtësinë, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e konsumatorit ka zhvilluar një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho me të cilin ka diskutuar mbi luftën lundër korrupsionit në nivele të larta dhe krimin e organizuar.

Në fjalën e tij, McGrath deklaroi se institucionet e pavarura po japin rezultate dhe se sipas tij, pavarësia e SPAK duhet të respektohet dhe mbrohet. Komisioneri garantoi se BE do të vijojë të mbështesë fuqimisht Prokurorinë e Posaçme.

“Institucionet e pavarura japin rezultate. Pata kënaqësinë të takohesha me Klodjan Brahon, drejtuesin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për të diskutuar mbi punën e këtij institucioni dhe sfidat që e presin. SPAK ka arritur rezultate të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta dhe krimit të organizuar, duke kontribuar drejtpërdrejt në përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Pavarësia e SPAK-ut duhet të respektohet dhe të mbrohet. Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta mbështesë fuqimisht SPAK-un”, deklaroi McGrath.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›