E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisionerja e zgjerimit në Kosovë, Marta Kos pritet nga kryeministri në detyrë Albin Kurti

Komisionierja për Zgjerim, Marta Kos ka nisur vizitën e saj  të  parë  në Kosovë. fillimisht ajo takoi ushtruesen e detyrës së Presidentes Albulena Haxhiu.

Më pas saj iu drejtua  selisë së qeverisë, ku u prit nga kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Gjatë vitit 2025, mungesa e vizitës së komisioneres  në Kosovë është arsyetuar nga zyrtarët evropianë me mosfunksionimin e institucioneve për shkak të krizës politike që e ka shoqëruar vendin gjatë muajve të fundit.

Vizita e komisioneres në Prishtinë ishte planifikuar për në datën  12 mars. Por ajo u anulua  pasi ish-Presidentja Vjosa Osmani, më 6 mars vendosi shpërndarjen e Kuvendit duke e çuar vendin ne zgjedhje.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›