Komisionet parlamentare, Opozita sërish paraqitet fizikisht, mazhoranca i kërkon të futen online

Aksioni opozitar vijon me paraqitjen fizike të deputetëve në selinë e Kuvendit për të marrë pjesë në mbledhjet e Komisioneve parlamentare, pavarësisht se ato janë njoftuar se do të zhvillohen online.
Në ditën e dytë të pjesëmarrjes fizike në këto mbledhje, deputetët demokratë, anëtarë të komisioneve shprehen se kjo është mënyra e mazhorancës për t’i mbyllur gojën opozitës.
Në cdo mbledhje komisioni, atë të veprimtarive prodhuese, komisionin e medias si dhe komisionin e ekonomisë, deputetët opozitarë janë paraqitur fizikisht, ashtu sicc bënë edhe një ditë më parë.