E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Komisioni Europian thirrje mazhorancës dhe opozitës: Nevojitet dialog politik, Komisioni Reformës Zgjedhore nuk bëri asnjë përparim

Raporti i Komisionit Europian ka vënë në dukje konfliktet e krijuara mes mazhorancës dhe opozitës, për shkak të punës së bërë nga Komisioni i të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Opozita pretendoi se Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk ka arritur asnjë rezultat kërkoi riformatimin e tij, por kërkesa nuk u pranua nga mazhoranca.

Komisioni Europian iu ka bërë thirrje thirrje palëve të përfshihen në një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës.

“Pavarësisht krijimit të komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, nuk u arrit asnjë përparim as në miratimin e ndonjë teksti dhe as në adresimin e rekomandimeve të pazgjidhura të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias. Kjo kërkon dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët” – thuhet në raport progresin e Komisionit Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›