E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni Evropian 269.4 milionë euro Shqipërisë për periudhën 2009-2011

Bruksel, 3 gusht, NOA - Komisioni Evropian miratoi drejtimin strategjik të ndihmës financiare të BE-së për Shqipërinë, dokumenti i planifikimit të të cilit përmban një ndihmë financiare totale prej 269.4 milionë euro për vendin tonë në tre fusha kryesore: reforma politike dhe ndërtimi i institucioneve demokratike; reforma ekonomike; dhe aftësia për të përballuar përgjegjësitë e anëtarësisë, si edhe për bashkëpunimin ndërkufitar.

Ndihma financiare jepet në kuadër të Instrumentit të Ndihmës së Para-anëtarësimit (IPA) në fusha të caktuara ndërhyrjeje dhe synon të mbështesë Shqipërinë për tu përgatitur për anëtarësim në BE.

Për periudhën 2009-2011, shuma e përgjithshme ie ndihmës së BE-së për Shqipërinë, në formë grantesh nga buxheti I BE-së, është 269.4 milion euro. Pjesa më e madhe e buxhetit përcaktohet drejt mbështetjes së aktiviteteve të Përbërësit të parë të IPA, i cili është Ndihmë për Tranzicionin dhe Ngritjen e Institucioneve (237.9 milion EUR). Një pjesë më e vogël do t'i shkojë Përbërësit të dytë të IPA, i cili është Bashkëpunimi Ndërkufitar (31.5 milion EUR).

Më specifikisht, fushat kryesore të ndërhyrjes në kuadër të kërkesave politike do të përfshijnë reformën e administratës publike dhe rritjen e kapaciteteve të institucioneve kyçe me qëllim zhvillimin e qeverisjes së mirë. Një tjetër përparësi e IPA është të mbështesë reformën e gjyqësorit dhe të policisë, të mbështesë masa që ndihmojnë luftën kundër korrupsionit dhe që forcojnë sistemin politik.

Gjithashtu, janë parashikuar fonde IPA për zhvillimin e medias, inkurajimin e përfshirjes shoqërore dhe ekonomike të pakicave dhe grupeve në nevojë, si edhe dialogun me shoqërinë civile.

Në kuadër të kërkesave ekonomik-shoqërore, IPA do të ndihmojë autoritetet shqiptare të përmirësojnë financat publike, të zbatojnë reformat strukturore dhe të zhvillojnë funksionimin e tregut të punës duke rritur fleksibilitetin dhe duke e përputhur sistemin arsimor më mirë me të. IPA synon të ndihmojë në përmirësimin e aksesit ndaj shërbimeve thelbësore dhe tregjeve ekonomike si edhe në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Nën-përbërësi i cili merret me përgjegjësitë e anëtarësisë synon ta ndihmojë Shqipërinë të arrijë standardet e BE-së në fushat e tregut të brendshëm, drejtësisë, lirisë dhe sigurisë. Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet bujqësisë dhe zhvillimit rural, zhvillimit rajonal, mjedisit, mbrojtjes së konsumatorit, transportit dhe energjisë.

Mbështetja e IPA për Bashkëpunimin Ndërkufitar (NB) do të merret me veprimtaritë ndërkufitare mes Shqipërisë dhe vendeve anëtare të BE-së si edhe me vende të tjera candidate apo potencialisht candidate. NB kombinon objektivat e kohezionit dhe marrëdhënieve me jashtë, dhe mbështet veprimtari të tilla si: (1) zhvillimi i veprimtarive ekonomike, shoqërore dhe mjedisore të zonave kufitare; (2) adresimi I sfidave të përbashkëta sidomos në fushat e mjedisit, shëndetit public dhe zhvillimit; dhe (3) inkurajimi i aksioneve të tipit "people to people", edhe mes OJQ-ve dhe autoriteteve lokale.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›