E Martë, 3 Nëntor 2026

Komisioni Hetimor cakton katër ekspertët për sistemin TIMS

Komisioni Hetimor për rrjedhjet e të dhënave nga sistemi TIMS caktoi sot në mbledhje 4 ekspertët që do asistojnë punën e komisionit.

Ekspertët janë:
Dritan Jahaj, jurist
Vjosa Bodo Mujo juriste
Kreshnik Myftari pedagog
Henri Bici, avokati

Në Komisionin e sotëm për sistemin TIMS pati debate mes demokratëve dhe socialistëve.

Futja e ish-kryeministrit Sali Berisha në listën e dëshmitarëve solli  debate gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit Hetimor për rrjedhjen e rë dhënave nga sistemi “Tims”.

Toni Gogu u përplas me deputetin demokrat Ervin Salianji dhe deklaroi se opozita po përpiqet që të bëhet gjyqtari i Sali Berishës. Por nga ana tjetër, Salianji i tha se ishin vetë anëtarët socialistë që kërkuan dëshminë e Berishës, Bardhit dhe Bashës./vizionplus.tv/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›