Komisioni Hetimor për TIMS, shtyhet seanca për marrjen në pyetje të Rrumbullakut

Pas largimit të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, nga komisioni hetimor për ndërhyrjen në sistemin TIMS dhe largimit edhe të deputetëve të Partisë Socialiste, mbledhja vijoi vetëm me deputetët e opozitës
Në komision u paraqit për të dëshmuar kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, por marrja e tij në pyetje u shty.
Arsyeja ishte se kreu i Policisë nuk ndante dot informacione pasi, sipas tij, janë sekret.
/a.r