E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Komisioni Rregullator rrëzon PD-në, nuk ka shtyrje të afatit për regjistrimet e emigrantëve

Komisioni Rregullator rrëzon me shumicë votash kërkesën për zgjatjen e afatit për regjistrimin e diasporës.

Dy anëtarët e propozuar nga opozita Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj kërkuan shtyrjen e afatit për regjistrimin e emigrantëve me 5 ditë.

Votimi ishte tre me dy.

“2 pro, 3 kundër, nuk miratohet në parim dhe nuk mund të vazhdojmë për diskutimet nen për nen, sepse nuk arrihet shumica e kërkuar”

Rreth 230 mijë emigrantë kanë arritur të regjistrohen ndërsa mbi 40 mijë iu është refuzuar kërkesa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›